Uncategorized

Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh..

Mbreti i i cili ishte plakur tashmë e kishte zakon të bisedojë me mikun e tij të kahmotshëm, një plak të urtë.

Një ditë prej ditësh mbreti i tha plakut: Ti thua se njeriu i cili 100 vjet ka bërë vepra të këqija mund të hyjë në Xhenet nëse pendohet dhe i lutet Zotit që ta falë, ndërsa thua që njeriu i cili ka bërë vetëm një mëkat të madh dhe nuk pendohet, do të hyjë në zjarr. A është e drejtë kjo? A thua të këqijat njëqind vjeçare janë më të lehta se një mëkat i vetëm?
Plaku i urtë buzëqeshi dhe i tha mbretit:
– Nëse e marim një gur dhe e hedhim në liqen, a do të fundoset, apo do të notojë?
– Do të fundoset, u përgjigj mbreti.
– Nëse marim njëqind gurë të mëdhenj dhe i vendosim në anije, gurët a do të fundosen, apo do të notojnë me anijen?
– Do të notojnë, u përgjigj mbreti.
– A thua njëqind gurët në anije janë më të lehtë se një gurë?

PropellerAds

Mbreti u hutua dhe nuk diti se si të përgjigjej. Atëherë, plaku i urtë i shpjegoi: Kështu, o mbret, është edhe me njerëzit. Kur njeriu i cili bën mëkate shumë, pendohet dhe mbështetet në Zotin, nuk do të bie në zjarr. Përkundrazi, njeriu i cili ka bërë një mëkat, por nuk mbështetet në mëshirën e Zotit, shkatërrohet.

ETIKA E TREGIMIT:

Kush mendon se ka mëkat që nuk falet prej Allahut vetëm se ka menduar keq për Allahun. Sa prej njerëzve kanë qenë në rrugë të gabuara duke bërë mëkate dhe gabime mirëpo Allahu ua pranoi pendimet e tyre, ua fali gjynahet e tyre dhe u bënë prej të devotshmëve që e falin namazin thirrin në të mirën dhe ndalojnë nga e keqja dhe e shpresojnë mëshirën e Allahut.

Allahu i ka hapur gjithmonë dyert e Tij për të gjithë ata që duan të pendohen dhe në Librin e Tij Kur’an-in famëlartë tha: “Thuaj: “O robërit e Mi, që i keni bërë keq vetes me gjynahe, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i fal të gjitha gjynahet. Vërtet, Ai është Falësi i madh dhe Mëshirëploti”. Zumer 53, dhe “Kush punon vepër të keqe ose e ngarkon veten me gjynahe, pastaj kërkon falje prej Allahut, do të gjejë se Allahu është Falës e Mëshirëplotë”. Nisa 110.

PropellerAds

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *