Uncategorized

Si mund ta shoh Pejgamberin a.s. në ëndërr ?

Shkon një njeri tek hoxha dhe i thotë: – Si mund ta shoh Pejgamberin, alejhi selam, në ëndërr?

– Ke mundësi ta shohësh Pejgamberin, alejhi selam, në ëndërr nëse vepron sipas udhëzimeve të mia, i përgjigjet hoxha me modesti.
– M’i trego udhëzimet tua, i thotë njeriu.
– Shko sot në shtëpi dhe dreko me mish peshku, por njelmoje shumë dhe mos pi ujë. Pastaj në darkë prapë ha mish peshku shumë të njelmët dhe mos pi ujë, sepse nëse pinë ujë nuk do të mund ta shohësh, i thotë hoxha.
– A vetëm kaq? Çuditët njeriu
– Po,vetëm kaq. Por, mos harro para se të flesh duhet ta shtosh kureshtjen tënde për të pirë ujë, i thotë hoxha.

PropellerAds

Shkoi njeriu në shtëpi, drekoi dhe darkoi ashtu siç i tha hoxha. Filloi ta përjetojë pirjen e ujit me ndjenja të mëdha dhe pas pak shkoi në shtrat për të fjetur.
E përkujtonte ujin dhe ndiente etje, por frikësohej se nëse pinë ujë nuk ka mundësi ta sheh Pejgamberin, alejhi selam, në ëndërr, andaj tërë natën e kaloi duke u rrotulluar herë në një krah e herë në tjetrin derisa e zuri gjumi.
Kur u zgjua shkoi te hoxha.

– A e ke pare Pejgamberin në ëndërr? Ia parapriu hoxha
– Jo,nuk e kam pare, ia ktheu njeriu.
– Po çfarë ke pare?, e pyeti hoxha.
– E kam parë veten time duke pirë ujë, duke notuar në lumenj, pashë se si qielli lëshonte shi, si toka gufonte ujë, pashë veten time duke pirë e notuar në çdo vend, uji buronte me bollëk nga çdo vend. Tërë natën e kalova duke ëndërruar ujin, por nuk e pashe Pejgamberin.
Atëherë hoxha i tha:- Po ta kishe kaluar natën duke menduar ne Pejgamberin, alejhi selam, siç ke menduar për ujin, dhe po të lidhej zemra jote për Pejgamberin, alejhi selam, siç ishte lidhur mbrëmë për ujin, gjithsesi se do ta kishe parë Pejgamberin, alejhi selam.
– O biri im! Nëse ke dëshirë ta shohësh Pejgamberin, alejhi selam, duhet ta mbushësh zemrën tënde dhe mendimin tënd me Pejgamberin, alejhi selam, në mënyrë që të mos mendosh tjetër përveç Pejgamberit, alejhi selam. Nëse vepron kështu, Allahu, subhanehu ve teala, padyshim se do të nderojë me pamjen e Pejgamberit, alejhi selam.

Kështu kemi mundesi ta shohim Pejgamberin, alejhi selam, madje Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Kush më sheh mua në ëndërr, ai veç më ka parë, sepse shejtani nuk mund të personifikohet në formën time”. (Buhariu).

Kush ka dëshirë që Pejgamberi, alejhi selam, t’ia mbushë qenien e tij, ai duhet ta pastrojë veten nga të gjitha mëkatet dhe të metat, ta lexojë jetëpërshkrimin e tij, t’i dërgojë pandërprerë salavate dhe selame dhe ta mbush kohën e tij me namaz.
Lutja jonë e fundit është: Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botërave!

Përshtati në shqip: Sedat Islami

PropellerAds

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *