Uncategorized

Njeriu që tha: “Muhamedi nuk di asgjë” – nuk e pranonte toka brenda pasi ndërroi jetë!

Enesi r.a. tregon: “Një herë një i krishterë pranoi Islamin dhe lexoi suren Bekare (nr. 2) dhe Al-Imran (nr. 3). Ai shkruante Shpalljet Hyjnore që i vinin Pejgamberit a.s..
Më pas ai u kthye përsëri në të krishterë dhe thoshte: “Muhamedi nuk di asgjë, përveç asaj që unë kam shkruar për të.” Më pas Allahu ia mori jetën atij dhe njerëzit e varrosën, por në mëngjes panë që toka e kishte flakur jashtë trupin e tij.

PropellerAds

Njerëzit e tij thanë: “Kjo është punë e Muhamedit dhe e shokëve të tij! Ata e kanë hapur varrin e njeriut tonë dhe e kanë nxjerrë jashtë trupin e tij, sepse ai u largua prej tyre!” Atëherë ata hapën një varr tjetër më të thellë, por në mëngjes ata panë se toka sërish e kishte flakur jashtë trupin. Ata përsëri thanë: “Kjo është vepër e Muhamedit dhe e shokëve të tij!

Ata e kanë hapur varrin e njeriut tonë dhe e kanë nxjerrë jashtë trupin e tij, sepse ai i pati braktisur ata!” Kështu, ata e gërmuan varrin sërish aq thellë sa mundën, por në mëngjes ata përsëri e panë trupin të flakur jashtë nga toka. Kësisoj, e kuptuan se ajo që i kishte ndodhur njeriut të tyre, nuk ishte punë njerëzish, prandaj ia lanë trupi të hedhur ashtu mbi tokë. ( BUHARIU: 3617)

PropellerAds

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *