Uncategorized

Një mollë në ditë nuk mban larg doktorin, por …

Të gjithë e dinë shprehjen “‘Një mollë në ditë mban doktorin larg’, dhe në fakt kjo është shumë e vërtetë. Nuk ka rëndësi nëse është mollë e kuqe, jeshile apo e verdhë, ju duhet ta konsumoni atë çdo ditë për të qëndruar të shëndetshëm dhe të lumtur.

PropellerAds

Një studim i ri ka zbuluar se konsumi i një molle në ditë ul rrezikun për vdekje të parakohshme me 35%. Femrat që konsumojnë më shumë se 100 gramë nga ky frut në ditë, një mollë e vogël, kanë probabilitet që të jetojnë më gjatë se ato që konsumojnë më rrallë.

Kërkuesit shkencorë nga Universiteti i Australisë Perëndimore vëzhguan për 15 vite një grup pensionistësh të grupmoshës 70-85 vjeç. Të gjithë vullnetarët iu përgjigjën një pyetësori mbi mënyrën e ushqyerjes, dhe me anë të tij hulumtuesit arritën të kuptonin ndikimin që luan molla në shkallën e vdekshmërisë.

Sipas dr. Jonathan Hodgson, profesor tek Shkolla Mjekësore e Universitetit të Australisë Perëndimore, molla i bën mirë shëndetin për shkak të niveleve të larta të flavonoideve dhe fibrës, të cilat ulin kolesterolin dhe tensionin e gjakut, si dhe ulin rrezikun për prekjen nga kanceri.

Molla është gjithashtu një burim i mirë i magnezit, kaliumit, vitaminës C dhe flavonoideve. Këto të fundit mbajnë nën kontroll enët e gjakut, si dhe ulin rrezikun për prekjen nga sëmundjet kardiovaskulare.

PropellerAds

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *